Ora News - Xhufi: Ja kur filloi islamizimi i Shqipërisë!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historiani Pëllumb Xhufi tha në emisionin "Arena" të Dritan Hilës se islamizimi i vendit filloi gjatë Luftës së Kretës, si edhe korridori i Shkumbinit ishte një prej pikave strategjike, prej ku filloi masivizimi.

Xhufi: Në vitet 1440-1450, kemi dokumentet veneciane për fisnikërinë shqiptare, por kemi edhe regjistrin e parë osman. Dhe prej tyre rezulton të kemi një fisnikëri të krishterë në një pjesë masive të vendit. Popullsia shqiptare u islamizua në mënyrë masive te Lufta e Kretës, në vitin 1645-1669, ku islamizimi shkoi edhe në zonat malore. Pati një ndarje gjeografike, turqit osmanë i dhanë rëndësi që në këto korridoret strategjike, si ai i Shkumbinit, të islamizohej popullsia me precedencë dhe popullsitë e para të islamizuara gjenden pikërisht në këtë segment.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/virgjil-kule-si-skenderbeu-iku-ne-oborrin-osman-ndryshe-nga-femijet-e-tjere

Recommended