Ora News - Shqipëria spektakolare, perla e fshehur e Ballkanit 'parajsa e re' për të kaluar pushimet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për vitin 2017 Shqipëria është konsideruar nga mediat prestigjioze si perlë e pazbuluar për turistët. Por sa i përgjigjet kjo realitetit dhe a ka një strategji për të thithur pushues përgjatë gjithë vitit. Veç lajmeve promovuese dhe mjaft të rëndësishme, operatorët turistikë kërkojnë haritmin e një plani konkret që do të kthente natyrën shqiptare dhe trashëgiminë kulturore në një thesar për ekonominë shqiptare.

?E ndodhur pranë Britanisë së Madhe dhe jashtë BE-së, Shqipëria është një mundësi e shkëlqyer për udhëtarët e pavarur. Ka vargmale spektakolare, qytete të lashta dhe një shtrirje të shkëlqyer bregdetare të paprishur të Adriatikut. Ajo që do të gjeni në Shqipëri është një vend i pazakontë me kosto të ulët dhe pa turizëm mase...? nga ?The Guardian?.

??Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdokush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi. Me plazhe fantastike përgjatë bregdetit të saj, përfshirë portin e Sarandës, Shqipëria u ofron vizitorëve shansin të shijojnë ujërat e Mesdheut për një fraksion të çmimit të zakonshëm dhe gjithashtu zonat e mrekullueshme historike ?? nga ?Forbes?.

?Kur bëhet fjalë për udhëtime, pak vende kanë mbetur mister në Europën Perëndimore. Nëse i hidhni një sy hartës, mund të vini re një xhep relativisht të panjohur. Shqipëria është si një pjesë e humbur e një mozaiku të plotësuar, pjesa e fundit e tokës përgjatë Adriatikut që nuk është kthyer në destinacion të madh turistësh për plazh" nga ?The Telegraph?.

Kështu është përshkruar Shqipëria turistike në disa nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, duke iu drejtuar të apasionuarëve pas udhëtimeve apo edhe pushuesve në të gjithë botën ftesën për vizituar këtë destinacion të ruajtur jashtë rrugëve të rrahura ? dhe nga turistët!

Revista ?Forbes? e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për 2017-ën, teksa përshkruan bukuritë e vijës bregdetare të Sarandës, qytetit malor mesjetar të Gjirokastrës dhe rrënojat romake të Butrintit.

Një vlerësim i bërë në kulmin e sezonit turistik, kur me dhjetëra turistë të huaj kishin zgjedhur të pushonin në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-spektakolare-perla-e-fshehur-e-ballkanit-parajsa-e-re-te-kaluar-pushimet

Recommended