Report TV - Vjen në jetë Lael, fëmija i parë i vitit 2018

  • 6 years ago
Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin 2018 është Lael një djalë i lindur në maternitetin ?Koço Gliozheni?. Foshnja ka ardhur në jetën që në minutën e parë të vitit të ri, në orën 00:01 dhe gëzon shëndet të plotë. Ai ka një peshë 4 kg e 100 gramë, gëzon shëndet të plotë.

Silvana Muça është nëna e Laelit, ajo është gazetare.

Ndërsa babai i Laelit mes emocionesh ka përshkruar momentet e lajmit për lindjen e djalit.

?Emri Lael është emër biblik dhe ka shumë kuptim për ne, jam shumë i gëzuar, bashkëshortja ime është gazetare,? ka thënë babai i Laelit
Emri i tij ka qenë i zgjedhur nga prindërit para se të lindte.

Recommended