Top News - Vjen në jetë Beatrice, vajza e gruas së parë të shëruar nga Covid me trajtimin e plazmës!

  • 4 years ago
Quhet Beatrice Vittoria, dhe është vajza e sapolindur e gruas së parë që u shërua nga Covid 19 falë trajtimit me plazmën e pacientëve që e kishin kaluar me sukses sëmundjen.


E ëma e saj, Pamela Vincenzi qe prekur nga koronavirusi gjatë shtatzanisë dhe gjendja e saj u paraqit aq e rënduar sa mjekët vendosën të provonin vec të tjerash edhe terapinë e plazmës. Një gjë e tillë rezultoi vendimtare për 28 vjeçaren e kuruar në spitalin Carlo Poma të Mantovës, e cila sot konsiderohet si gruaja e parë shtatzënë në botë që arriti të shërohej me këtë lloj praktike.

Pamela ishte shtruar në spital në 9 prill në kushte shumë të rënda. Por pas transfuzionit të plazmës, në 21 prill doli prej andej, ndonëse përgjatë gjithë kohës pas kësaj, u mbajt nën kontroll nga mjekët. ?Nuk mendoja se do të arrija deri në fund. Por gjatë këtyre muajve kemi qenë të dyja mirë, unë dhe vajza, edhe pse sërish shqetësohem prej virusit që vazhdon të mbetet në qarkullim?, ka rrëfyer nëna e re.

Emri I zgjedhur për të bijën nuk është rastësi. Pamela thotë se e konsideron Beatrice Vittorian si fitoren më të madhe të jetës së saj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Beatrice#TopChannel

Recommended