Report TV - Mbyllet hoteli i parë me 5 yje në vend, MacAlbania shet godinën e Sheraton

  • 6 years ago
Sheraton, brendi mirënjohur botëror i hotelerisë nga 1 janari 2018 nuk do të menaxhojë më hotelin lukzos pranë stadiumit Kombëtar ?Qemal Stafa? pas mosmarrveshjevve me kompaninë MakAlbania degë e kompanisë Karaifi Grup, pronare e hotelit.

MakAlbania ka vendosur ta shesë këtë pronë tek një biznesmen shqiptar, ndërsa kompania anlgeze Marriot që menaxhon logon Sheraton i ka kërkuar Makalbania-s që hotelin mos shesë nën logon e Sheraton. Sipas kompanisë angleze te menaxhimit Marriot, firma MakAlbania nuk ka kryer investime ne hotel për të plotësuar kushtet për të mbajtur logon Sheraton dhe për ta shitur nën këtë brend.

Kamera e Report tv sjell pamje nga ku duket se logoja e Sheraton nuk është më në hotelin lukzos. Televizioni yne kontaktoi drejtorinë e informacionit të këtij hoteli për të marrë një prononcim për këtë çështje, por iu komunikua se ka një vendim për të mos dhënë asnjë prononcim për këto zhvillime.

Recommended