Ora News- Prokuroria mbylli hetimet për byzylykët elektronikë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Tiranës vendosi mos fillimin e hetimeve për skandalin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike që përdoret për të dënuarit.

Vendimi është marrë pak kohë më parë ndërkohë ministria e Drejtësisë ankimoi pak kohë më parë ndërkohë ministria e Drejtësisë ankimoi vendimin në Gjykatën e Tiranës.

Kallëzimi në Prokurori u bë nga ish ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi i cili denoncoi në muajin maj zhdukjen e 300 copëve byzylykë me vlerën e 2 milionë euro. Prokuroria pretendoi se nuk ka gjetur elementë të veprës penale në hetimet e kryera por ministria e Drejtësisë pretendon të kundërtën dhe kërkon që Gjykata e Tiranës të japë vendim përfundimtar për këtë cështje.

Gjatë kësaj periudhe rezulton se edhe shërbimi i provës i ka dërguar një shkresë gjykatave ku u kërkon të mos japin përkohesisht vendime me mbikqyrje elektronike pasi po testohet sistemi i sigurise të byzylykëve nëse janë të sigurtë apo në funksion përgjatë 24 orëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prokuroria-mbylli-hetimet-byzylyket-elektronike