Report Tv-Audio-përgjimi/ Kallëzimi i opozitës për Ramën, prokuroria pushon hetimet

  • 6 years ago
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në Facebook informon se prokuroria ka vendosur të mos fillojë hetimet për kryeministrin Edi Rama, pas kallëzimit të opozitës.

Kallëzimi i opozitës për Ramën, lidhet me deklaratën e kryeministrit në muajin maj pas publikimit të audio-përgjimit të Albert Veliut. Rama tha nga selia e PS se e kishte marrë përgjigjen e audio-përgjimit dhe nga ekspertiza kishte konstatuar se audioja ishte e montuar.

Petrit Vasili dhe Edmond Spaho, depozituan më 11 korrik një kallëzim në prokurori për Ramën, ku e akuzonin se kishte kryer veprën penale të ?Veprime që pengojnë zbulimine e të vërtetës?.

Në vendimin e prokurorisë për të mos filluar hetimet thuhet se kryeministri Edi Rama nuk ka kryer vepër penale dhe se mungojnë elementët për këtë vepër. Sipas prokurorisë, kryeministri nuk ka prishur provat hetimore.