Mesuesi qe prodhon çifteli/ Pasioni i artizanit po mban gjalle traditen e çmuar

  • 6 years ago
Mësuesi i letërsisë Gjelosh Alia, prej 7 vitesh jep mësim në shkollën ?Gjergj Fishta?. Për të, të dhënit mësim nuk është vetëm puna që bën, por edhe pasion që prej 40 vitesh kur doli për herë të parë para nxënësve.

Letërsia dhe muzika për të janë të pandashme. Por dita e tij nuk mbyllet vetëm me punën në shkollë. Në shtëpi mesuesi ka një punishte të vogël, ku prodhon vegla muzikore.

?Sa herë kam kohë të lirë, jam këtu?.

Është ndër të paktët artizanë që ka vendi ynë e tregon se për të punuar me drurin duhet jesh një mjeshtër i vërtetë.

?Ta sjellësh nga pylli drurin ta bësh çifteli do durim?.

Dëshirën dhe profesionin për të krijuar vegla muzikore e ka marrë që në fëmijëri jo nga ndonjë i afërm por nga mëusesi i tij. Puna artizanale, është një traditë e veçantë.

Ndërsa jemi në punishte, Gjelosh Alia na tregon disa nga punimet e tij më të veçanta të krijuara jo vetëm nga druri. Si mësuesi i letërsisë, frymezimin për të krijuar dekorimet e çiftelive ai e gjen në librat e mitologjisë. Të gjithë ata që jetojnë larg Shqipërisë dhe kanë mall, i blejnë këto vegla muzikore për të marrë me vete një kujtim të bukur. Vitet e fundit artizanët janë harruar, e aq më tepër ata prodhojnë vegla muzikore tradicionale.

?Diktatura kishte problem po kishte punishten ?Migjeni? që prodhonte çdo gjë?.

Braktisja nga shteti e artizanëve të rrallë që gjenden në Shqipëri ka prodhuar dëshpërim edhe për Gjeloshin. Por sërish ai do të punojë për ta trashëguar këtë punë kaq me vlera për traditën dhe kulturën e vendit.