Report TV - Besimtarët katolikë e Ortodoksë festojnë Krishtlindjet

  • 6 years ago
Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjet, lindjen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Kritshlindjet festohen edhe në vendin tonë, ku mesnatën e kaluar, me të shënuar data 25, besimtarët kremtuan këtë ditë të shënuar për ta, në katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë.

Mesha për besimtarët katolikë dhe ortodoksë nisi në orën 00:00 në katedralen e ?Shën Palit? e drejtuar nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili në fjalën e tij, vuri theksin te dashuria për njëri-tjetrin dhe familjen.
?Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe.

Jezusi u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë, ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij. Të kujdesemi për njerëzit që s?kanë ushqim dhe një strehë. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe?, tha Imzot Frendo.