Ora News - Meta e bëri shqiptar, Janullatos e krahason me verën e vjetër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka vlerësuar aktin e Presidentit Meta i cili i dha nënshtetësinë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në meshën e Krishtlindjes, Janullatos tha se dhënia e nënshtetësisë është edhe një lajm i gëzuar për besimtarët ortodoksë duke e krahasuar vendimin me verën e vjetër.

Anastas Janullatos: Dua tju vë në dijeni se dje se shefi i kabinetit të Presidentit Meta, Arben Cici, më dha një letër të Presidentit Ilir Meta ku mu vu në dijeni se mu dha shtetësia shqiptare

Shpreha gazimin tim për këtë akt. falenderimet e mia për Presidentitn, shtova që qysh nga çasti që u bëra kryepeshkop dhe erdha në Shqipëri ndihem si një nga qytetarët që ka përgjegjësi për këtë vend.

Ky vendim që mori presidenti gëzon mijëra ortodoksë në mbarë vendin që presin të marrin prej shumë vitesh që të marrin këtë lajm.

Përfundoj fjalën time duke thënë se disa gjëra, siç është vera kur shkon koha, ato përfitojnë vlerë më të madhe. Përvoja ime prej 25 vitesh, presidenti i përshkruan me mirësjellje brenda letrës, i shton rëndësi këtij vendimi që ka marrë.

Ndërkohë në urimin e tij për Krishtlindje, presidenti Meta tha se vendimi për ti dhënë nënshtetësinë kryepeshkopit lidhet me kontributin e tij për dy dekada e gjysmë.

Meta: Kjo lidhet me veprën e tij dhe ashtu sikurse ai u shpreh se "vera sa më e vjetër të jetë më shumë vlera ka", unë do të thosha se sa më shumë vite do kalojnë nga sot aq më shumë do të lartësohet, figura dhe vepra e tij në modernizmin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sidmonos në investimin e tij në funksion të bashkëjetëses ndërfetare mes shqiptarëve.

Anastas Janullatos prej vitit 1992 ka kërkuar që të marrë nënshtetësinë shqiptare, por nuk e ka marrë nga të 5 Presidentët e mëparshëm të vendit.

Janullatos drejton Kishën Ortodokse prej 20 vitesh, ndërkohë pak ditë më parë në një intervistë për televizionin grek Skai, kryepeshkopi tha se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/anastas-janullatos-falenderon-mete-dhenien-e-shtetesise

Recommended