Si i komenton Lulzim Basha deklaratat e SHBA-BE per kryeprokuroren e perkohshme

  • 6 years ago
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan ka folur lidhur me situatën politike në vend, pas zgjedhjes së Kryeprokurores Arta Marku. Sipas Bashës, kryeprokuror është Edi Rama. ?Sot kemi një prokuror në xhepin e Edi Ramës dhe kryeprokuror Edi Rama?.
I pyetur nga Blendi Fevziu për deklaratat e SHBA- BE, në mbështetje të kryeprokurores së përkohshme, kyredemokrati tha se nuk komenton diplomatët.
?Nuk komentoj ambasadorët. Ata nuk kanë dalë kundër nesh, sot shqiptarët kanë një prokuror të zgjedhur nga një forcë politikë zyrtarët e të cilës janë në një hetim ndërkombëtar. Këto janë faktet, nëse sot jemi në një moment krize, është për këto arsye. Sot kemi një prokuror në xhepin e Edi Ramës dhe kryeprokuror Edi Rama. Çfarë kemi publikuar për drogën dhe Saimir Tahirin ka rezultuar e vërtetë?, tha Basha.