Ora News - Refoma e ujit, pas 1 shkurtit nis kontrolli nëpër banesa

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Abonentët që janë pa kontratë kanë afat deri në shkurt të 2018 të pajisen me një të tillë ose në të kundërt do tu ndërpritet uji.Pas urdhrit të kryeministrit Rama ka qenë Ministri Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili i kërkon njësive vendore të angazhohen në kuadër të aksionit për ujin. Aksioni është i ndarë në dy faza, e para është për të sensibilizuar qytetarët dhe zgjat deri në 1 shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërsa faza e dytë parashikon kontrollet në banesa për të verifikuar nëse abonentët janë të paisur me matësa si dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme.

Pas datës 1 shkurt, përfaqësuesit e njësive vendore duhet të nisin kontrollet në çdo shtëpi për të verifikuarnëse familjarët janë të pajisur me kontratë dhe matësa uji.

Me anë të një urdhri, Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës u ka kërkuar njësive vendore që të angazhohen në kuadër të aksionit të reformës së Ujësjellësave.

Ky është urdhri i dytë pas atij të nxjerrë nga kryeministri Edi Rama dhe në të sqarohet se aksioni do të realizohet në dy faza.

Konkretisht deri në datën 1 shkurt, drejtuesit vendorë duhet të informojnë dhe sensibilizojnë qytetarët për paisjen me matësa si dhe për të shlyer detyrimet e prapambetura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/refoma-e-ujit-pas-1-shkurtit-nis-kontrolli-neper-banesa

Recommended