Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet reagoi me nota kritike ndaj vendimit të qeverisë për financimin e operacionit të kërkimit të rivarrimit të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar. PDIU thekson se beteja për ngritjen e varrezave te reja është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare. ?Ne nuk bëjmë betejë me të vdekurit, por të vdekurit nuk mund e nuk duhet të përdoren nga të gjallët për të plotësuar ambiciet territoriale?, thuhet ndër të tjera në deklaratën e cila i bën thirrje qeverisë të bazohet në parimin e reciprocitetit në raportet me Greqinë.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar për vendimin e fundit të qeverisë shqiptare dhe qëndrimin e ri të saj në lidhje me varrezat e ushtarëve grekë në vendin tonë.
Sipas PDIU, ekzekutivi po bën hapa pas në çështjen e varrezave të ushtarëve grekë.
?Beteja për ngritjen e varrezave te reja, në kufijtë e fantazmave të Vorio - Epirit është e papranueshme dhe në praktikën ndërkombëtare, ku për ushtarët e rënë në territorin e një shteti tjetër, ngrihet vetëm një varrezë simbolike- thuhet në deklaratën e cila evidenton faktin se ?këtë praktikë Shqipëria e ka aplikuar dhe për varrezat e ushtarëve britanikë apo francezë?.
PDIU kujton se Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar tashmë rezolutën për Çështjen Çame, e cila ndër të tjera përfshin dhe ngritjen e varrezave të shqiptarëve të Çamërisë si çështje thelbësore e respektimit të të drejtave të njeriut dhe të drejtës së jetës, ndërsa kjo është një kërkesë e kahershme e Shoqatës ?Çameria? dhe e PDIU-së, e biseduar në komisionet mikse në vitet ?91-?94.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pdiu-qeveria-te-mos-vazhdoje-me-varrezat-greke

Category
📺
TV