Profili i Kryeprokurores se perkohshme

  • 6 years ago
Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Ndrec Marku ushtron detyrën e prokurores që në vitin 2002, kur përfundoi shkollën e Magjistraturës.

Që pas marrjes së dekretit nga presidenti i Republikës, Marku ka punuar në Prokurorinë e Rrethit të Shkodrës, përveç një viti stazh si studente e Magjistraturës të kryer në Prokurorinë e Fierit.



Nga viti 2009 deri në 2016 Arta Marku ka mbajtur detyrë e zv/drejtueses së Task Forcës në Prokurorinë e Shkodrës, kur me urdhër të Kryeprokurorit Adriatik Llalla u lirua nga kjo detyre për të vazhduar si prokurore e thjeshtë.

Gjatë seancës së dëgjesave publike përpara Komisionit të Ligjeve sëbashku me 6 kandidatët e tjerë të vetëofruar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, Marku shprehu jo pak rezerva për paraardhësin e saj.

Marku do të mbajë postin e Kryeprokurores dhe do të ushtrojë gjitha kompetencat që parashikon ligji për Prokurorin e Përgjithshëm deri në ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pra pa një afat të vendosur ligjor.

Sipas dispozitës kalimtare në ligjin për Prokurorinë, Prokurori i Përkohshëm emëron magjistratët, pezullon prokurorët, cakton në pozicione të përhershme të magjistratëve, heton shkeljet disiplinore.

Recommended