Ora News- Buxheti i Elbasanit, Sejdini: Në vëmendje ngrohja në shkolla dhe furnizimi me ujë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Buxheti 2018 në Elbasan ka nisur konsultimin publik..Kreu i bashkisë Elbasn Qazim Sejdini deklaroi se në vëmendje do të jetë furnizimi me ujë i qytetit ,ujitja e tokave bujqësore si dhe ngrohja në shkolla.

Komisioni qytetar në Elbasan ka dëgjuar projektet që parashikon bashkia për vitin 2018. Kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini deklaroi se nën vëmendje do të jetë pasija e shkollave me ngrohje si dhe furnizimi me ujë 24 orë për qytetin.

Sejdini: Do të përfshijë atë që kemi thënë, do ti japim 24 orë ujë qytetit. Investimi ka filluar dhe nuk flasim më për sasinë e ujit, por për cilësinë e ujit. Kemi probleme me ujësjellësin e fshatit, është i degraduar dhe i keqmenaxhuar në të gjithë drejtimet.

Në buxhetin e viti 2018 parashikohen edhe pastrim i kanaleve kulluese dhe ujitëse

Sejdini: Për kanalin e Funarit ku do të marrë ujë jo vetëm Rila por edhe Godoleshi që ka marrë ujë që në kohë të partisë së punës dhe nuk e ka parë më ujin.

Pas shqetësimeve të ngritura nga komisioni qytetar për ndotjen në qytet Kreu i bashkisë Elbasan premtoi rinovimi të flotës së mjeteve të transportit urban.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/buxheti-i-elbasanit-sejdini-ne-vemendje-ngrohja-ne-shkolla-dhe-furnizimi-me-uje

Recommended