DKRS Prizren - Njoftim

  • 6 years ago
Njoftohen të gjitha subjektet kulturore, sportive, rinore, klubet, shoqatat, individët dhe OJQ-të, të cilat veprojnë dhe krijojnë në lëmin e kulturës, të rinisë dhe të sportit që të paraqesin propozimet e tyre për përzgjedhjen e më të mirëve, për vitin 2017. Propozimet duhet të dorëzohen në DKRS (në zarf të mbyllur), deri më 19 dhjetor 2017, në orën 12,00. Propozimet që arrijnë pas këtij afati, nuk do të merren në shqyrtim. Me nderime, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit ? Prizren.