Ndalime per “Pajisje Pergjimi” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndalimi i një qytetari Italian në Portin e Durrësit është I katërti radhaz nga lista e dyshimeve për hyrje të pajisjeve përgjuese në vendin tonë.Pas rastit të IMSI catcher autoritetet kufitare filluan të ndalojnë cdo person ku në valixhei gjendej ndonjë pajisje, e dyshimtë për efektivët ose e panjohur për ta. Ndonëse cifti Italian nuk u lejua të udhëtojë nga Durresi drejt Italisë, pas dy ditësh laboratori shkencor konkludoi se pajisja e gjetur nuk shërbente për përgjime. Sipas ekspertëve shqiptarë në manualin e përdorimit pajisja cilësohet si një kalibrues mikroprocesorësh dhe se nuk ka lidhje me përgjimet.Një pajisje të tillë mund ta blesh në internet vetëm për 100 euro por edhe pse diccka e tillë iu spjegua gjatë dëshmisë nga ana Italianit, ai sërish nuk u lejua të udhëtonte drejt vendit të tij vetëm se dyshimi I policisë shqiptare, pretendonte se pajisja përgjonte.E njëjta histori ndodhi dhe me një qytetar nga Kina I punësuar nga federate shqiptare e futbollit për reklamat e ndeshjeve por që për efektivët e kufirit në rinas valixhja që ai mbante ishte e dyshimte. Pas dy orësh në komisariatin e policisë kufitare ai u la I lirë.Në mars të këtij viti një Izraelit u ndalua në vendin tonë sërish me dyshimet se kishte përgjuar. Por pas dy javësh hetime rezultoi se pajisja e 51-vjecarit Yoram Frig nuk kryente përgjime dhe ai u la I lirë të kthehej ne vendin e tij.Pas izraelitit një tjetër person kësaj here nga Greqia u ndalua me të njëjtin dyshim. Joannis Dragounis me shtetësi dhe banim në Greqi , me profesion inxhinier ndërtimi u ndalua në Rinas teksa po tentonte të dilte nga shqipëria. Ndonëse spjegoi se ishte kontraktuar nga kompanitë celulare në vendin tonë për testimin e sinjalit të antenave ai u mbajt për disa orë edhe pse përfundimi ishte i njëjtë si në të gjitha rastet, pajisja nuk përgjonte.Në të gjitha rastet, kostot e këtyre pengesave që më së shumti kanë ardhur nga padituria e policëve, I kanë paguar qytetarët dhe në asnjë rast personat përgjegjës për këto ndalesa brenda rradhëve të uniformave blu.

Recommended