Manastirliu: Së shpejti, rikonstruksion, pajisje e aparatura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në qarkun e Vlorës është duke përfunduar rikonstruksioni i 11 qendrave shëndetësore. Shumë shpejt ato do të pajisen edhe me aparaturat përkatëse'Kjo qendër tashmë e transformuar do të garantojë kushte më të mira pune për stafin mjekësor dhe shërbim cilësor për qytetarët. Vetëm në qarkun e Vlorës po përfundojnë 11 qendra shëndetësore, të cilat do të pajisen edhe me aparaturat e nevojshme."Manastirliu tha se gjatë 2019 do të rindërtohen 100 qendra në gjithë vendin. ?Do të zgjerojmë kantierin e shëndetësisë në shërbimin shëndetësor parësor me rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore gjatë vitit 2019, me synim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor afër vendbanimit për qytetarët nga veriu në jug?.Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu nga skaji jugor i Shqipërisë, ku pa nga afër rehabilitimin e qendrës shëndetësore të Ksamilit.480 mijë qytetarë do të kenë kushte dhe standarde bashkëkohorë në shërbimin shëndetësor parësor, me rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore që përfundojnë brenda këtij viti.