Ora News - Starova: Teuta është e fortë, por ne kërkojmë fitoren

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partizani do të përballet me Teutën në një takim që projektohet si i vështirë për kryeqytetasit. Trajneri i "të kuqve" Sulejman Starova megjithëse vlerëson kundërshtarin shprehet se fitorja është objektivi i vetëm, teksa në lidhje me Çanin, tekniku tregohet i qartë, sulmuesi nuk mund të luajë me këtë gjendje fizike që ka aktualisht

Partizani do të kërkojë të vijojë në rrjedhën e rezultateve pozitive pas fitores në Lushnje. "Të kuqtë" do të presin Teutën në një takim që projektohet i vështirë për ekipin nga kryeqyteti. Këtë fakt e di mirë edhe trajneri i "demave" Sulejman Starova i cili vlerëson forcën e "djemve të detit", megjithatë qartëson se objektivi i vetëm i Partizanit është marrja e maksimumit të pikëve

Tekniku, i cili para pak kohësh zëvendësojë Iulianon në stolin e "të kuqve", foli edhe për gjendjen e Edgar Çanit dhe të ardhmen e hungarezit Adoryan, të dy këta lojtarë kanë qenë larg pritshmërive edhe për shkak dëmtimi.

Partizani aktualisht mban pozicionin numër 6 në renditje me 3 pikë më shumë se Teuta, ç'ka ia shton edhe më shumë interesin këtij dueli që do të luhet të dielën në orën 16 : 00 në stadiumin "Selman Stërmasi".

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/starova-teuta-eshte-e-forte-por-ne-kerkojme-fitoren

Recommended