Ora News – Nesër Dita e tyre, por të rinjtë shqiptarë e shohin të ardhmen e tyre jashtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Jam aktualisht në vit të dytë bachelor, po ushtroj dhe punën që më ndihmon me studimet, megjithatë me ndoj se do të jetë më mirë edhe po të shikoj mundësi për jashtë?.

Të ardhmen jashtë Shqipërisë nuk e projekton vetëm Arditi, i cili studion në Universitetin e Tiranës por edhe njëkohësisht punon si gazetar pranë një media.

?E bëj punën dhe me pasion dhe më ndihmon të mos ndjej lodhjen por kam dëgjuar shumë nga të rinjtë e tjerë, duke parë dhe shokët e mi sesa të vështirë e kanë që të gjejnë një punë por edhe të gjejnë veten e tyre në vendin tonë?.

Në dëshirën e tij për të jetuar e punuar jashtë kufijve ai ndiqet nga shumë të rinj, për të cilët e ardhmja ne Shqipëri i përball me shumë sfida.

?Momentin e parë që do të më jepet një mundësi, shpresoj në lidhje me arsimimin do të largohem?.

?Shikoj jashtë por jo në Shqipëri, më duket e papranueshme. Asryet papunësia dhe çdo gjë tjetër që na rrethon?.

?Unë do të iki në një Universitet jashtë, Shipëria nuk ka arsim shumë të mirë. Nuk mendoj se do të gjeja ndonjë vend pune këtu apo të gjeja veten time?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/neser-dita-e-tyre-por-te-rinjte-shqiptare-e-shohin-te-ardhmen-e-tyre-jashte