Nis “Ëndrra amerikane” 2019 - Pse të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë?

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

1 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lotaria Amerikane ka rikthyer shpresat për të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen jashtë Shqipërisë. 24 vjeçari, Aldo Sula, është njëri prej tyre. Ai kërkon ta lërë Shqipërinë për një punë me të ardhura më të larta dhe të ardhme të sigurt.
Vitin e kaluar, Aldo Sula, nuk rezultoi në listën e fituesve të Lotarisë Amerikane. Ky tetor ia rikthen sërish shpresat për të jetuar e punuar përtej oqeanit.
E ka pritur gjatë ditën e tretë të këtij muaji, dhe me nisjen e aplikimeve u paraqit në qendrën më të afërt për të tentuar edhe një herë ëndrrën amerikane.
Aldo, 7 vite më parë la Bulqizën për Tiranën, është 24 vjeç dhe profesioni i tij është kuzhinier.
Arsyet që e nxitin në dëshirën për t`u larguar jashtë Shqipërisë janë të panumërta.
Edhe pse ende herët, ai mendon për familjet e tij të ardhshme, për fëmijët për të cilët kërkon një të ardhme më të sigurt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pse-te-rinjte-e-shohin-te-ardhmen-e-tyre-jashte-shqiperise/