Ora News – Kryeprokurori i ri, Rama thirrje PD: Pakt për integrimin, Basha: Vetëm për shtetin ligjor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi i beri apel Lulzim Bashës, nga rrjeti social Facebook, që të mos presë të ia lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit, kryeministri Edi Rama, nga Bullgaria ripërsëriti thirrjen për nevojën e një pakti kombëtar për integrimin. Rama tha se zgjedhje e kryeprokurorit të ri duhet të shërbejë si pikënisje për paktin kombëtarë. Por teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës, kryeministri nuk la pa përmendur mundësinë se kryeprokurori i ri mund të zgjidhet edhe vetëm me votat e mazhorancës.

Rama: Ftesa ime është për një pakt kombëtar për Europën, në funksion të çeljes së negociatave si një stacion i Shqipërisë dhe jo i qeverisë vetëm dhe për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme duke u nisur nga fakti se pavarësisht se ne kemi mundësinë kushtetuese të një zgjedhje me shumicë të thjeshtë, të krijojmë kushtet që të kemi një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe nga ana tjetër që opozita të përfshihet plotësisht në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për të çelur negociatat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj kryeministrit duke theksuar se i vetmi "pakt" që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Basha: Në mbështesim pa asnjë rezervë zhbllokimin e menjëhershëm të reformës në drejtësi dhe krijimin e KLP-së për t?i hapur rrugën krijimit të SPAK-ut dhe të byrosë së hetimit dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në mënyrë kushtetuese, pasi të ketë kaluar vetingun dhe me tre të pestat e Kuvendit. . Ne mbështesim heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe hetimin e tij si çdo qytetar i thjeshtë për lidhjet me trafikun e drogës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mandati-i-prokurorit-rama-bashes-mos-prit-te-huajt-hajde-te-flasim-shqip-shqiperine

Recommended