“Sigurim banesave e bizneseve” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shtyrë qeverinë që përmes ndërhyrjeve në ligj, të detyrojë sigurimin e banesave dhe bizneseve.



Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave, kryeministri Rama tha se kjo masë shihet si përparësi, me qëllim që pas çdo përmbytjeje të mundshme, qytetarët e prekur të kompensohen nga mekanizmi që përcakton sigurimi i banesës apo biznesit.



Kreu i qeverisë tha se tashmë nis faza e dytë e përballimit të situatës së krijuar nga përmbytjet.



Të dhënat zyrtare tregojnë se si pasojë e përmbytjeve, janë mbi 4700 banesa dhe familje të dëmtuara, 41 biznese të prekura nga përmbytjet, ndërkohë që nën ujë janë rreth 10.600 hektarë tokë.



Sipas shefit të ekzekutivit investimet e kryera gjatë viteve të fundit rezultuan efektive. Por ai tha se është e domosdoshme ndërhyrja në shtretërit e lumenjve dhe mbjelljen e pemëve, për të evituar erozionin e tokës.