Gjysma e bizneseve nuk duan kredi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bizneset e vlerësojnë marrjen e një kredie si një proces të vështirë. Në një anketim të fundit të kryer nga Banka e Shqipërisë, vlerësohet se afro 50 % e sipërmarrjeve të anketuar nuk planifikojnë ti drejtohen bankave për kredi, të paktën në 6 mujorin e parë të këtij viti.Shkak për këtë rezultat janë kostot e huamarrjes në banka, por edhe kriteret që ato kërkojnë si dhe burokracitë. Kjo do të thotë se këto biznese e kanë financuar aktivitetin e tyre nëpërmjet shitjeve.Më së shumti kreditimi konsiderohet si një mundësi e bizneseve të mëdha, ndërsa për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme ky proces duket i vështirë. Megjithatë kërkesa e ndërmarrjeve për kredi mbetet e ulët.Nga anketimi i 1200 bizneseve, vetëm 7.7% e tyre kanë deklaruar se kanë aplikuar për kredi në 6 muajt e fundit, një e dhënë kjo 3 pikë përqindje më e ulët se vrojtimi i kaluar.Sipas të dhënave, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme marrin kredi në lekë ndërsa bizneset e mëdha kreditohen në euro.Indeksi i rëndësisë së marrëdhënies me bankat, konsiderohet nga biznesi si i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ndërtimi është sektori që mban peshën e kryesore të kreditimit.

Recommended