LIVE/ "360 gradë" nga Artur Zheji -"Shqipëria në mes të konspiracionit dhe të vërtetave" (30 nëntor)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëri mes konspiracionit dhe të vërtetës në 360 Gradë

Në kohën e ?Fake News? dhe të vërtetave përgjysëm të dallosh mes konspiracionit dhe të vërtetës është bërë gjithmonë e më e vështirë. Në 360 Gradë të Artur Zheji me të ftuar ish-shefin e SHISH Fatos Klosi dhe gazetarët Ferdinad Dervishi, Anduena LLabani, Basir Çollaku, Kastriot Myftaraj, u diskutua mbi ndikimin Rus në Shqipëri, atentatin e dyshuar ndaj Lulzim Bashës, aksidentin e eskortës së Edi Ramës dhe pikëpyetje të tjera jo të vogla të aktualitetit.

Basir Çollaku ishte i ashpër kur tha se kishte politikanë në Tiranë që kishin lidhje me Rusinë. Duke iu referuar interesave ruse ne Ballakan dhe veçanërisht në Shqipëri, Çollaku tha se, edhe në raportin e OSBE-se apo raporte te tjera ndërkombëtare deklarohet se ka politikanë shqiptarë qe flirtojnë me rusët për interesa jo vetëm politike por edhe ekonomike.

Ndërkohë të ftuarit e tjerë i rezistuan kësaj teze duke thënë se Rusia nuk kishte terren në Shqipëri. Megjithatë gazetari tjetër Ferdinad Dervishi tha se Moska kishte disa njerëz të paktë: ?që numërohen me gishtat e dy duarve?.

Gazetarja Anduena Llabani riktheu në vëmendje shoqërimin dhe më pas deportimin e dy të huajve që u dyshuan për atentatin ndaj Bashës. Llabani tha se info për këtë rast kishte ardhur nga ambasada e SHBA në kryeqytet. Çollaku po ashtu mbështeti këtë version duke thënë se atentati ndaj Bashës kishte si qëllim destabilizimin e vendit.

Ndërkohë ish-kreu i SHISH Fatos Klosi pranoi se vizita e Ramës në Itali dhe dalja e përgjimeve për Tahirin nuk ishte një rastësi. Klosi tha se ky ishte një mesazh politik nga përtej Adriatikut.

Emisioni u bë i ashpër kur u fol për situatën e kanabisit. Të ftuarit u përplasën me ish-shefin e Shërbimit Informativ nëse situate ishte tashmë normale. Dervishi tha se sasitë e drogës që ruheshin në tunele vijonin të trafikoheshin.