Sa poshtë ka rënë ylli i kryeministrit të sëmurë nga pushteti dhe paraja overdozë - Nga Artur Zheji

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sa poshtë po bie o vlla! Je në sindromën e Sali Berishës, në orën e vet më të keqe, kur shante nominalisht, me kuç e me maç, gazetarë e opozitarë?
Por, ndryshe nga ty, që po të zvoshket boja që lyen nevojtoret e fëlliqura të vartësve të tu hajdutë me çizme, Saliu, nuk guxoi kurrë të çonte si kryeministër, Shqipërinë në buzë të greminës, pas Piramidave të vitit të tmerrshëm ?97.

Të kujtohet kur më mbaje 1 orë në telefon, që të më bindje, që të sulmoja hapur Rrugën që do na lidhte me Kosovën? Ndonëse kisha kritika për Saliun, shpesh brinjë më brinjë, nuk e bëra dot, sepse e dija, po aq mirë sa ty, që kompanitë e huaja që kishin marrë tenderin e madh, ishin edhe kompani lobiste, që sollën presidentin Bush në Shqipëri pas ca kohe. Ishin kompani të tilla, që vështirë të jepnin nën banak zarfa shumëmilionëshe.
Tani, ti përtyp, si çëmçakëz, emrat tanë, në mbllaçitjet e tua trishtake, idhnake dhe acide, por gjithmonë e më pak simpatike.

Lundrove bukur tërë këto vite, vlla i dashur, me talentin e batutave të tua, herë të sajuara prej teje dhe herë mjeshtërisht të vjedhura, por gjithësesi të lëvdueshme për nga humori dhe nënteksti i hollë e artistik. Shqiptarët, të bënë kryeministër dhe të mbajnë si pasha mbi supe plot 21 vjet.
Kërceve shpejt, edhe në dietën tënde ushqimore, nga picat e Juvenilies, te karkalecat krudo, merluci i filetuar dhe vera e shtrenjtë. Nga unaza e tunxhit, te rrobaqepësit që dërgon ti marrin me charter.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sa-poshte-ka-rene-ylli-i-kryeministrit-te-semure-nga-pushteti-dhe-paraja-overdoze