Lobimi ne SHBA, Prokuroria kerkon pasqyrat financiare nga KQZ dhe PD

  • 6 years ago
Pas nisjes së verifikimeve për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike para zgjedhjeve të 25 Qershorit ne Shtetet e Bashkuara të Armerikës, Prokuroria kryen veprimin e parë hetimore konkret.

Organi i akuzës i kryeqytetit me anë të një shkrese i kërkon Komisonit Qëndror të Zgjedhejve dhe Partisë Demokratike që t?i vihen në dispozicion të gjitha dokumetat për këtë rast. Prokurorët kerkojnë të kenë pasqyrat financiare që PD ka dorëzuar në KQZ për të parë nëse janë deklaruar si shpenzime të fushatës elektorale 675 mijë Dollarët të paguara me lobim një kompanie të regjistruar në parajsat fiskale. Pasi të këtë në dispozicion bilancet e PD nëse do të ketë mospërputhje Prokuroria do të therrasë për të pyetur edhe zyrtarë të partisë.

Hetuesit do të verifikojnë edhe burimin e parave të cilat janë përdorur për lobim në Amerikë. Subjekt i verifikimit të nisur janë tre kontrata lobimi, dy me kompaninë ?Stonington Strategies?, dhe tjetra me ?Barnes and Thornburg LLP? në mënyrë që të siguroheshin takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump. Prokuroria nisi verifikimet per këtë rast kryesisht pas shkrimeve të publikuar në media se pagesat e kryera nga Partia Demokratike ishin të dyshimta.