Report TV - Shi e furtunë në Durrës pezullohet aktiviteti i ngarkim-shkarkimit në port

  • 6 years ago
Moti i keq ka përfshirë prej mesnatës edhe qytetin bregdetar të Durrësit. I gjithë qyteti është ?pushtuar? nga shiu i dendura, shoqëruar me erë të fortë, i cili ka shkaktuar probleme në qytet, por edhe në port. Bëhet e ditur se në Portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit të mallrave.
Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dytë të të gjithë sektorit të peshkimit në vend.

Sipas Kapitenerisë, deti është shumë i trazuar dhe dallgët arrijnë deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa në det të hapur deri në tetë ballë. Kapitaneria e Përgjithshme bën me dije se janë marrë masa dhe po monitorohet situata. Parashikohet përkeqësim i motit në orët në vazhdim, ndërsa tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë me 6-7 orë vonesë.

Probleme janë shfaqur edhe në qytetin e Sarandës, ku si pasojë e dallgëve të detit janë pezulluar aktivitetet.

Recommended