Report TV - Port Durrës, kontrabandonin medikamente, arrestohet 1 person

  • 8 years ago
Policia ka arrestuar një person ditën e sotme në portin e Durrësit për kontrabandë ilaçesh. I arrestuari është Arsim Gashi 43 vjeç, banues në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare.

Sakaq policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, F.G. 38 vjeçe, banuese në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare.

Personat e mësipërm bashkëshortë me njëri ?tjetrin janë paraqitur pranë kabinave te kontrollit të Policisë Kufitare PKK Port Durrës për t'u imbarkuar në tragetin e linjës Durrës- Bari, me mjetin tip Ford me targa LS75558 me destinacion përfundimtar Norvegjinë.