Peleshi: Fonde jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe ato të huaja

  • 6 years ago
Tirana është zgjuar këtë të mërkurë me një festë të veçantë në sheshin ?Nënë Tereza?, ku mbi 600 ekspozues nga 31 bashki të vendit kanë sjellë produktet më të mira të tyre.
Bëhet fjalë për veshje tradicionale, punime të dorës, por mbi të gjitha prodhime bujqësore e blegtorale, të gjitha në panairin ?Shqipëria punon tokën?.

Erëza, produkte mishi, qumështi, perime, fruta apo verëra do të jenë të hapura për publikun edhe ditën e enjte. Nuk mungojnë as gjelat e detit, në një kohë kur Krishtlindja dhe Viti i Ri po afrojnë.

Ky panair organizohet nga Ministria e Bujqësisë dhe ka në fokus modelet e sipërmarrjes nga të rinjtë. Në ditën e parë aty ishte edhe kryeministri Rama, i cili gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësit tha se të rinjtë do të mbështeten nga qeveria.