Ora News - Rama: Në projektin e 100 fshatrave do të përfshihen edhe universitetet e huaja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama u shfaq sot nga Jala, ku pati një takim me Akademin e 100 fshatrave. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se në këtë projekt do të përfshihen edhe Universitetet e huaja, duke bashkuar forcat financiare dhe ato të dijes.

Rama: Ne do të përfshijmë edhe Universitete të huaja në këtë projekt. Nuk është një program që fillon dhe mbaron në një afat të shkurtër kohor. Është një program me një reze afatgjatë, por nga ana tjetër është një program që krijon mundësinë për të tërhequr vëmendjen dhe për të përfshirë edhe shumë të tjerë, duke nisur nga universitetet e huaja që ne i kemi qasur dhe do vazhdojmë ti qasim edhe nëpërmjet përfaqësive të vendeve të ndryshime, të cilat i kemi ftuar të bashkojnë forcat me ne, jo vetëm burimet financiare, por edhe burimet e dijes. Brenda programit ka disa komponentë që lidhen me shkëmbimin e dijeve mes komuniteteve.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se ky program do të jetë afatgjatë dhe nuk kufizohet vetëm me 100 fshatra,

Rama: Nuk kufizohet thjesht me 100 fshatra, Shqipëria ka shumë më tepër se 100 fshatra që kanë shumë nevoja, por që i jep mundësinë e krijimit t ënjë modeli dhe të një energjie që pastaj me siguri shtrihet në territoret për rreth duke nxitur familje, sipërmarrje, administra vendore dhe duke bërë që edhe prania e qeverisë dhe shtysa koordinuese e qeverisë të jetë me e artikuluar. Duke pasur parasysh të dhënat që do të krijohen nga puna e Akademisë së 100 fshatrave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-ne-projektin-e-100-fshatrave-do-te-perfshihen-edhe-universitetet-e-huaja