Report TV - Parlamenti hap dyert, Qytetarėt: Mesazh politikanëve

  • 6 years ago
Parlamenti hapi sot dyert për të pritur qytetarët kuriozë për të parë më nga afër sallën ku çdo të enjte ulen ministra dhe deputetë. Kurioziteti ishte i madh. Disa prej qytetarëve folën për mikrofonin e Report TV, duke i dhënë një mesazh edhe politikanëve.
Ishin të shumtë qytetarët që vizituan sot sallën e Parlamentit, aty ku çdo të enjte politika mblidhet për të diskutuar dhe për të marrë vendime që i prekin të gjithë.

Ka një pakënaqësi të përgjithshme të tyre ndaj politikanëve. Ajo çfarë shkon më shumë tek ata duket se janë konfliktet. Parlamenti do të vijojë të qëndrojë i hapur edhe ditën e nesërme, sërish nga ora 10 :00 deri në 14:00.

Recommended