Atentat me tritol 25-vjeçarit

  • 6 years ago
Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi Vlorën mëngjesin e së hënës. Në shënjestër të sulmit ishte 25-vjeçari Ines Hajrulla. Makina e tij tip Jeep fuoristradë u hodh në erë teksa po lëvizte në lagjen ?Hajro Çakërri? të qytetit. I riu mori plagë të rënda në të dy këmbët dhe në trup. Keto janë momentet e para pas shpërthimit, të regjistruara nga një kamera amatore.

Në to shihet shihet i plagosuri në pritje të ndihmës nga kalimtarët të cilët i thonë se po vjen ambulanca.

25-vjeçari u transportua me shpejtësi në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës. Mjekët thonë se gjendja e tij është tepër e rëndë. Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur në krahun e majtë të automjetit, poshtë vendit të shoferit. Dyshohet se shpërthimi është komanduar në distancë.

Ines Hajrulla njihet nga Policia e Vlorës si person me precedent të theksuar kriminalë. Në vitin 2013, ai u arrestua i dyshuar si autor i grabitjes me armë të një kazinoje në këtë qytet. Më pas ai u la i lirë për mungesë provash. Aktualisht Hajrulla ishte në proces gjyqësor për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Pikërisht përfshirja e tij në aktivitete të paligjshme, është pista kryesore në të cilën po heton policia e Vlorës, për atentatin me eksploziv paraditen e së hënës.

Category

📺
TV

Recommended