Ora News – Pas thertoreve, së shpejti aksioni edhe në pikat e grumbullimit të qumshtit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qumështi dhe nënproduktet e tij do të jetë në qendër të aksionit të radhës së kontrollit të zinxhirit të prodhimit e tregtimit të produkteve ushqimore.

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi paralajmëroi nga Nizhaveci i Korçës, nisjen e ?skanimit? të pikave të grumbullimit të qumështit në të gjithë vendin!

Qëllimet janë të qarta zero tolerancë me cilësinë dhe informalitetin

Peleshi: Informaliteti në fushën e sigurisë ushqimore duhet ta ketë tolerancën zero sepse kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e Shqiptarëve. Detyrimi i këtyre standardeve është edhe më i vështirë sesa mishi sepse kemi shumë fermerë pjesa më e madhe të cilëve janë ende të dobët me më pak se 5 lopë.

Përballë kritikave dhe reagimeve për aksionin që tashmë ka përfshirë zinxhirin e mishit, Peleshi tha se nuk është bërë asgjë më shumë se zbatimi i ligjit

Peleshi: Me të vërtetë kanë qenë të forta, por thjesht ka qenë zbatimi i ligjit dhe udhëzimeve. Unë si ministër akoma nuk kam nxjerrë ndonjë udhëzim lidhur me standardet, jemi duke punuar me udhëzimët dhe standardet e miratuara më parë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pas-thertoreve-se-shpejti-aksioni-edhe-ne-pikat-e-grumbullimit-te-qumshtit