Reportr TV - Kukës,zjarri shkrumbon banesën 8 familjarë në qiell të hapur

  • 6 years ago
Një shtëpi dykatëshe është shkrumbuar nga zjarri në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kalis, rreth 60 km nga Kukësi, ku janë shkrumbuar e gjithë baza materiale e banesës. Fatmirësisht, flakëve iu kanë shpëtuar anëtarët e familjes.

Bëhet fjalë për familjen e Skënder Litës me tetë anëtarë, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur. Zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndihmojnë për shuarjen e flakëve, për shkak të infrastrukturës, ndërsa kanë qenë banorët e zonës që janë përpjekur, por pa rezultat.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Njësia Administrative dhe Bashkia e Kukësit po vlerësojnë dëmet për të gjetur edhe mundësitë e ndihmës e strehimit.

Recommended