Prositucioni, Rinard (Federik) Tata dhe 4 vajzat mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës

  • 6 years ago
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 7 nga 8 të arrestuarit e grupit të prostitucionit. Rinard (Federik) Tata, Kastriot Musa dhe 5 vajzat kanë mbetur në burg, ndërsa njëra është liruar, pasi do të hetohet në gjendje të lirë.
Kreu i grupit të prostitucionit sipas policisë është Rinard (Federik) Tata, ndërsa akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Para togave të zeza mësohet se vajzat kanë deklaruar që rrinin me dëshirë në vilë, ndërsa sa i përket shfrytëzimit për prostitucion ato kanë deklaruar se nuk janë detyruar, por marrëdhënie me meshkuj kryenin me dëshirë e tyre në vilë.

Sipas tyre kreu i grupit, Tata nuk i ka shtyre asnjëherë të prostituonin. Nga ana tjetër Rinard Frederik Tata është shprehur se me vajzat tashmë të arrestuar ka pasur njohje të vjetra dhe se asnjëherë nuk i ka detyruar të shkonin me meshkuj të tjerë.

Krahas arrestimeve pak ditë më parë, policia sekuestroi ambientin 3-katësh, në pronësi të Rinard Tatës, një armë zjarri pistoletë, një laptop, tre telefona dhe një sasi te konsiderueshme parash.