Mbërrijnë materialet zgjedhore në KZAZ-të e Shkodrës, policia në gatishmëri për t'i ruajtur
Edhe pse prej ditësh kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi bën thirrje se nuk do të lejojë që të kryhen zgjedhje më 30 qershor, në qytetin verior kanë mbërritur materialet zgjedhore. Këto materiale janë transportuar me kamionët e vendosur në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa në shoqërim të tyre ka qenë edhe policia.
Gjithashtu edhe në kohën kur materialet zgjedhore u shpërndanë konkretisht në KZAZ, 2 dhe 3, policia ishte prezente për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.
Kujtojmë se KZAZ 2 dhe 3 të cilat janë spostuar nga Pallati i sportit dhe Shkolla Shejnaze Juka në Shkollën Industriale Arbën Broci, për shkak të sulmeve nga militantët e Partisë Demokratike.

Category
📺
TV