“Me zemer te paster” per te ardhmen

  • 6 years ago
Muamer dhe Mirosllav. Dy miq, njëri mysliman e tjetri serb.

Prej vitesh mundohen t'i japin jetë qytetit të genocidit. Pas shumë vitesh, ata kanë hapësirën e tyre për qendër muzikore. Përgatiten për koncertet e para ku presin rini të përzier.

"Po përgatisim hapësirën për festivalin që do të mbledhë njerëz nga Bosnja, Serbia e Kroacia. Publiku do të shohë një festival që ne duam ta kthejmë në traditë. Ne jemi munduar të ringjallim çdo vend në qytet ku dikur ka patur jetë dhe kulturë dhe në të gjitha vendet kemi luajtur muzikë."

Ata janë pjestarë të grupit rock "Afera", dy myslimanë e dy serbë. Por në qytetin e argjentë kanë ngelur pak shpirtra të gjallë dhe pak të rinj.

Në ish - birrarinë e vjetër pas shumë vitesh do të dëgjohet muzikë. Miqtë punojnë bashkë dhe historinë e mbajnë për vete.

"Duam t'i japim një model të ri ku njerëzit mund të jenë këtu pavarësisht emrit të tyre. Inatet i lemë jashtë dhe futemi me zemër të pastër. Ne jetojmë në një shtet që ka dy kantone apo shtete brenda dhe tri qeveri, pra tri shtete me tri parlamente dhe ne na keqpërdorin. Të gjithë heshtat i thyejnë në Srebrenicë".

Vlerësohet se janë dhënë mbi gjysmë miliardi euro, por srebrenicasit thonë se seminaret nuk e kthejnë jetën dhe duan të ardhme.

Tv Klan

Recommended