Report TV - Spiropali i tregon tepsinë opozitës, konkurs kush e nxin më shumë Shqipërinë

  • 6 years ago
Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka akuzuar opozitën gjatë fjalës në Kuvend se po nxinë Shqipërinë me deklaratat brenda dhe jashtë vendit.
Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen në Partinë Socialiste u shpreh se ndryshe nga sa thotë opozita, Shqipëria është në rrugën integrimit dhe në Mars do të çelë negociatat me BE.

?O burra kush të nxijë më shumë Shqipërinë, ky është sporti i ri i elitës opozitare. Po të organizohej një kampionat, opozita do të shpallej kampione botërore.

?Mafie, drogë, kanabis, Shqipëria nuk bëhet?. Udhëheqësit e kësaj aleanca hallin e tyre personal me gjithë tepsi, kusi dhe farefisni po duan ta kthejnë në hall kombëtar. Një Zot e di se ku do të përfundojë kjo garë.

Shqipëria po ecën në rrugën e mbarë të reformave dhe me këtë ritëm në mars do të çelë negociatat me Bashkimin Europian? tha ndër të tjera Spiropali në Kuvend