Ora News - Spiropali: Protesta e opozitës, alibi për të destabilizuar vendin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E ftuar në studion e Ora News, zëdhënësja e kryesise së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali e quajti protestën e opozitës si një përpjekje për të destabilizuar vendin. Spiropali tha se data e zgjedhjeve është 18 qershori dhe kjo nuk mund të ndryshojë ndërsa debatet brenda koalicionit, Spiropali i konsideroi si konstruktive dhe mbushëse të hapësirës bosh që ka lënë opozita në vend.
Data e zgjedhjeve është 18 qershori dhe nuk ndryshon. Ky ishte qëndrimi i zëdhënëses së Kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, lidhur me mundësine e shtyrjes së zgjedhjeve të përfolur së fundmi.
Spiropali: Nuk është në dorë të opozitës të shtyjë zgjedhjet. Ka një sistem shumë të qartë, ka një ligj sesi operon, është vendosur data e zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve është e panegociueshme, është 18 qershori data e zgjedhjeve. Opozita padiskutim që duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit. Janë bërë zgjedhje në këtë vend me armë.
Për Spiropalin, opozita e ka gjetur alibinë e saj nëpërmjet kësaj proteste për të destabilizuar vendin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/965388/