Ora News - Absurdi/ Gjykata detyron të afërmin të strehojë burrin që e rrihte gruaja

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një qytetar nga Shkodra denoncon publikisht një prej atyre që mund të konsiderohen pa frikë vendime absurde të drejtësisë shqiptare! Një gjyqtare i ka sjellë atij mik të paftuar në banesë një të afërm, pasi ka dhënë urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e tij! Gjovalin Troja është përballur me këtë situatë ditën e diel, ndërsa thekson se kurrë më parë nuk ishte vënë në dijeni!

Një gjyqtare në Shkodër mund të ketë dhënë një prej vendimeve më absurdë deri në qesharakë të drejtësisë shqiptare.

Pasi ka lëshuar një urdhërmbrojtje për shtetasin Pjeter Ulndreaj gjyqtarja Ermira Dedja ka vendosur të nxjerrë 50 vjecarin nga banesa dhe ta dërgojë mysafir të paftuar në shtëpinë e një të afërmi.

Rasti denoncohet nga Gjovalin Troja, nga fshati Shtoj i Ri, i cili është ngarkuar ti vërë në dispozicion një dhomë të afërmit që e cilëson dajë.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/absurdi-gjykata-detyron-te-afermin-te-strehoje-burrin-qe-e-rrihte-gruaja

Recommended