Ora News - Gjyqtari Shkëlqim Miri mbetet në burg, milionat u gjendën në dhomën e fëmijëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit burg për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri.

Kjo ishte masa e sigurisë e kërkuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë avokati Ardian Visha ka kërkuar një masë më të butë sigurie duke pretenduar se klienti i tij vuan nga një sëmundje tumorale në kokë dhe ka nevojë për kurim. Madje dhe për shumën e lekëve që janë gjetur në shtëpi avokati pretendon se këto do të shërbenin për ndërhyrjen kirurgjikale.

Lokali në Fushë Krujë

Prokuroria pretendon se dorëzimi i parave është bërë në një lokal në Fushë Krujë. Paratë i janë dhënë shtetasit Kujtim Miri, edhe ky i arrestuar.
Duke pyetur avokatin Ardian Visha para gjykatës, gazetarët u shprehën se në rrugë jo zyrtare thuhet se prokuroria ka një përgjim ku thuhet se personi i dënuar lirohet.

Nga janari i 2017- deri në fund të majit 2017 ka një dinamikë me gjurmë në aktet e fashikullit, pjesë e këtyre gjurmëve janë dhe pajisja e regjistrimit të pamjeve të lokalit që është bërë në verën e këtij viti, por që prej kësaj date dhe deri në nëntor nuk ka asnjë veprim. Veçanërisht për ato data që kishte akte të gjurmëlënies së prokurorisë, nuk ka asnjë provë që të lidhë marrëdhënien e paramarrjes mes subjektit që ju thoni dhe gjyqtarit. Dyshimi do të duhet të mbështetet në provë. Nuk kishte asnjë moment të karakterit provues në fashikull që lidh paradhënien e familjarëve të të dënuarit me gjyqtarin.
" deklaroi avokati Visha.

Në seancën e masës së sigurisë, avokati ka kërkuar "të mos lidhë figurën e shumës së parave me ngjarjen që i atribuohet, dhe të intepretojë pse kontrolli i banesës në nëntor kur ngjarja referohet në maj.

Çlidhje ka me Kujtim Mirin?
Kujtim Miri është një nga personat e arrestuar dhe që pretendohet se ka marrë lekët e familjarëve të të dënuarit.
Avokati thotë se janë kushërinj të largët,

Po 30 milionëshi i gjetur në banesë?

Gjyqtari Shkëlqim Miri pretendon se ai është pronari i vetëm një pjesë të vogël të parave, ndërsa shuma tjetër është e familjarëve.

Për pjesën e parave që janë gjetur në dhomën e fëmijëve në një çantë gjyqtari pretendon se janë para të familjarëve të tij të dhëna për një veprim kontraktor civil, provuar edhe kjo nga noteria, por që për shkak të ndryshimit të qëndrimit për blerjen civile, do të përdoreshin ndoshta për kurimin e tij.

Për më shumë lexoni në:
http://ora.cingerr.com/article/gjyqtari-shkelqim-miri-mbetet-ne-burg-milionat-u-gjenden-ne-dhomen-e-femijeve