Ora News – Hysaj nga Antalia:”Turqia e fortë po me këtë grup arrijmë lart”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është një nga lojtarët kyç të kësaj kombëtarë dhe një idhull për të rijtë. Në prag të miqësores me Turqinë nga Antalia, mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj i është përgjigjur pyetjeve të gazetarë, për rëndësinë që ka kjo ndeshje për ekipin, prurjet e reja nga tekniku Panuçi dhe e ardhmja te Napoli.

?Besoj që do jetë një ndeshje e bukur, e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, megjithatë kemi patur kohën e nevojshme për ta përgatitur në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Gjatë kësaj periudhe ne futbollistët jemi njohur më mirë me njëri-tjetrin por edhe me trajnerin.

Grupi është fantastik, edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur janë përshtatur menjëherë dhe mendoj që do të na japin një dorë për të arritur rezultate sa më pozitive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hysaj-nga-antaliaturqia-e-forte-po-me-kete-grup-arrijme-lart

Recommended