Report TV - Gazetari malazez replikon me Ramën: Flet si Vuçiç e Trump

  • 6 years ago
Në Konferencen e Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE?Ballkani Perendimor, plot 250 gazetarë të rajonit ndodheshin sot në Tiranë, si asnjëherë më parë.
Rëndësia që i ka kushtuar Bashkimi Evropian këtij aktiviteti, përkon me një moment delikat, pas përplasjes frontale që kryeministri Edi Rama pati me mjaft gazetarë shqiptarë, duke i akuzuar me terma jo fort etikë, sikurse ka bërë së fundmi në disa raste. Rama i akuzoi disa javë më parë gazetarët se funskionojnë si ?një tel bakri? për të përcjellë shpifje dhe të pavërteta.

Kryeministri edhe gjatë fjalimit të mbajtur sot, edhe pse me tone disi më të moderuara, ripërsëriti atë që në vija të përgjithshme ka qenë qëndrimi i tij për një kohe të gjatë ndaj mediave. Ai tha se në Shqipëri shpeshherë mediat shkelin të drejtat e njeriut.

?Media duhet përdorur si një armë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, ajo nuk mund të përdoret për të vrarë pikërisht lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizimi i funksionit të saj. Cënimi flagrant i dinjitetit të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë. Duhet të rritet përgjegjësia, media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj. Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një procesi tërësor? ? u shpreh Rama, duke u marrë më shumë me mediat dhe duke i identifikuar si një e keqe, se sa me problemet që duhen eliminuar për të garantuar funksionimin e tyre si plotësisht të lira.

Por gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ?Vijesti?, i cili ishte i ftuar në panel, ka reaguar me indinjatë ndaj qëndrimit të kryeministrit shqiptar, siç mund të ketë bërë rrallëherë ndonjë gazetar shqiptar ndaj kryeministrit. Ivanoviç përmendi rastin e Maltës, kur tha se, edhe në këtë vend kryeministri i thoshte gazetares se nuk ishte e besueshme, deri sa ajo u vra nga mafia.

Recommended