"Ju flet Moska": Merkel promovon dyshen Thaçi-Vuçiç, harron Ramën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Roli i kryeministrit Rama në arenën ndërkombëtarë në lidhje me partneritetin e tij më Vuçiç tashmë është venitur. Kjo është analiza që ka bërë Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" referuar takimit të fundit që u zhvillua në Sofje të Bullgarisë.

Myftaraj: Gjatë disa viteve duke nisur që nga viti 2014 u promovua politikisht në arenën ballkanike dyshja Rama-Vuçiç. Partneriteti mes dy liderve të Serbisë dhe Shqipërisë të cilët do të sillnin një erë të re në Ballkanin Perëndimor dhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Dihen takimet e përvitshme mes tyre, të cilët nuk kishin aq një ide të dyve sesa ishin një ide e kancelares Merkel dhe e administratës Obama. Dihen marrëdhëniet e mira mes kancelares Merkel dhe administratës së Obamës. Dihen dhe përpjekjet e administratës së Obamës për të lehtësuar pozitën e Serbisë në Ballkan vecanërisht me Kosovën.

Mjaft të themi këtu që administrata e Obamës është e vetmja që nuk bëri asgjë për Kosovën, gjatë 30 viteve pas rënies së murit të Berlinit kur filluan proceset e shpërbërjes të shteteve në lindjen komuniste.

Dihet si shkoi ky proces, që nga 2014 në Berlin Vuçiç dhe Rama në krah të Merkelit si të preferuarit e saj në Ballkan, më tutje takimet Rama- Vuçiç, Rama në Beograd, Vucic në Tiranë, takimet e tyre në disa samite ndërkombëtare, europiane, disa herë dhe në Berlin, pas takimit të gushtit 2014.

Befas dyshja Rama-Vuçiç në 2018 del nga skena, nuk ka më interes për dyshen Rama -Vuçiç. Arsyeja është se nuk mund të mos vihej re një fakt që miqësia artificiale mes dy politikanëve të vendeve afër njëri tjetrit por që nuk kishin pasur asnjë marrëdhënie të mira. Në të majtën e Shqipërisë ishte i preferuar ish-Presidenti që humbi zgjedhjet, Boris Tadiç. Madje dhe kur u bë aleanca PS-LSI në Shkodër në 2013 ishte i ftuar Tadiç dhe jo Vuçiç apo qoftë edhe Daçiç.

Pra kuptohet arsyeja pse nuk preferoheshin këta të dy. Vuçiç ishte një radikal i djathtë, pavarësisht se ishte larguar nga radikalët e Sheshelit, ai përsëri mbetej një politikan i djathtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-merkel-promovon-dyshen-thaci-vucic-harron-ramen

Recommended