Rama: Mediat shqiptare institucione te pabesueshme per publikun

  • 6 years ago
Tirana është bërë mikpritësja e Konferencës së Komisionit Evropian mbi Ditët e Medias, BE ? Ballkani Perëndimor. I ftuar në konferencën që do të mbahet në datat 9 dhe 10 nëntor, kryeministri Rama nuk ka kursyer opinionin e tij për mediat shqiptare, me të cilën ka patur jo pak përplasje ditët e fundit.

Edhe pse e vlerëson rolin e saj në mbrojtjen e lirisë , Rama flet për rrezikun se ajo po kthehet në një armë që po vret lirinë e njerëzve.

?Në përdorimin e kësaj arme për të mbrojtur lirinë, nuk mund të vritet liria e të tjerëve.?

Në konferencën ku merrnin pjesë gazetarë nga vende të ndryshme të BE dhe Ballkanit, kryeministri e veçoi median vendase duke thënë se segmente të saj janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun dhe vatra korrupsioni.

?Për të folur për këtë pushtet kaq jetik për demokracitë tona të brishta dhe kaq në rrezik nga transformimi në një pushtet po aq i korruptuar, sa të gjitha pushtetet me të cilat ky pushtet është i supozuar se duhet të luftojë në emër të interesit publik. Në një shoqëri, siç është Shqipëria dhe këtu, me lejen e gjithë atyre që kanë ardhur nga rajoni, do bëja një veçim. Një sens i humbur që i ka kthyer mediat sot, në Shqipëri, në institucione të pabesueshme për publikun dhe është e pamohueshme që sot, unë po flas për Shqipërinë, të tjerë mund të flasin për gjithë rajonin, por besoj se nuk është e padrejtë të thuhet e njëjta gjë, në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme dhe nëse flasim për korrupsion, nëse flasim për përfitime të paligjshme, nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, sepse nuk ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median.?

Konferencën e përshëndeti dhe komisioneri Johannes Hahn që vlerësoi se "liria e shprehjes është një vlerë themelore e BE-së dhe si e tillë një gur themeli e procesit të zgjerimit, me një shtyp të fortë dhe të pavarur si shtytës të transformimit demokratik"./Tv Klan