Ora News – Rrëfehet babai i 35-vjeçarit që tentoi të digjet: Nuk e lënë të takojë fëmijët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Saimir Zalli, 35-vjeçari nga Lezha i bërë i njohur për aktet e tij ekstreme tentoi këtë të enjte sërish të kryejë vetëvrasje demonstrative. Ai leu trupin me benzinë dhe i vuri flakën vetes para Kuvendit, si protestë për mos lejimin nga ish-bashkëshortja të takojë dy vajzat. Tre javë më parë ai shprehu shqetësimin e tij ndërsa kërcënoi nga maja e një vinçi në Tiranë. Por aktet e 35 vjeçarit janë një tragjedi e paralajmëruar për familjen e tij që jeton në Lezhë.

35-vjeçari nga Lezha, Saimir Zalli, bëri një tjetër tentativë për vetëvrasje demonstrative ne shenjë proteste për ndalimin që i bëhet të takojë dy vajzat e mitura pas divorcit.

3 javë pasi kërcënoi nga maja e një vinçi, 35 vjeçari i vuri flakën vetes para parlamentit, vetëm pak minuta para nisjes së seancës plenare.

Ndërhyja në kohë e forcave të policisë dhe kalimtarëve shmangu tragjedinë, ndërsa i plagosur ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Por aktet e 35 vjeçarit, janë një tragjedi e paralajmëruar për familjen e tij në Lezhë. Ndaj prindërit e tij kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të birin.

Hamza Zalli: Nuk flet.

E ëma e Saimirit: Vetëm ankohet, kam qenë në këtë zyrë, kam qenë në atë zyrë.

Hamza Zalli: Nuk i japin asnjë përgjigje, çfarë ti them unë atij të shkretit? Ai e ka ndarë mendjen, edhe tani që ka shpëtuar do të bëjë prapë tjetrën.

Lejimi për të takuar fëmijët sipas një vendimi gjykate është arsyeja e akteve ekstreme të të riut lezhian, që sipas prindërve tashmë është mbyllur në vetëvete dhe ka vetëm një qëllim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tentoi-te-digjej-para-parlamentit-ja-cfare-thote-babai-i-saimir-zallit