Report TV - I biri tentoi të vetëdigjej, babai: Vjehrra se lë të takojë fëmijët

  • 6 years ago
Babai i Saimir Zallit që tentoi të vetëdigjet sot para parlamentit deklaroi për Report Tv se shkak i gjendjes së rënduar psikologjike të djalit të tij është fakti që nuk e lënë për të takuar dy vajzat pas divorcit me gruan dhe për këtë fajësoi ish-vjehrrën.
Hamza Zalli u shpreh se djali i tij ka nevojë për një psikolog, mundësinë për të takuar vajzat dhe një punë, por shteti nuk e ndihmon.

Ai paralajmëroi se nëse nuk vendos shteti dorë herën e tretë ai mund të vrasë veten, pas dy tentativa të para, hipja në vinç dhe tentativa sot për vetëdjegie.