Report TV - Berat,maskat terrorizojnë çiftin në banesë,i dhunojnë dhe grabisin

  • 6 years ago
BERAT- Nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar,disa persona kanë hyrë në një banesë në fshatin Donofrosë dhe kanë terrorizuar 2 bashkëshortët Osmën dhe Drita Baxhia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës në fshatin Donofrosë të ish/komunës Kutalli në bashkinë e Urës-Vjagurore.

Personat e maskuar dhe të aramtosur kanë shfrytëzuar mungesën e dritave në fshat për të hyrë në banesën e Baxhiajve, ku ndodheshin vetëm 2 bashkëshortët. Sapo kanë hyrë në banesën e çiftit personat kanë kërkuar njërin nga djemtë e tyre,që sapo ishte kthyer nga Anglia.

?Ku e keni djalin???kjo ka qenë fjalia e thënë disa herë nga personat e maskuar në momentin e mësymjes në këtë banesë.

Pasi kanë kërkuar në çdo dhomë e kanë parë se djali nuk ishte, ata janë konfliktuar me çiftin dhe kanë qëlluar me qytën e armës në kokë 57-vjeçarin Osmën Baxhia dhe më pas edhe bashkëshorten e tij Drita Baxhia,55-vjeçe që ishte futur në mes për të mbrojtur të shoqin.

Recommended