Ora News - Konsumatorët e ujit kanë 90 ditë kohë të vetërregullohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria ka njoftuar nisjen e aksionit kombëtar për pastrimin e rrjetit të ujit nga lidhjet e paligjshme.

Por ndryshe nga aksioni për energjinë, këtë herë qeveria është treguar më tolerante duke iu lënë kohë 90 ditë të gjithë konsumatorëve të ujit të vetërregullohen pas kësja do të ketë ndjekej penale për këdo që nuk i përgjigjet këtij procesi.

Edi Rama: "Të gjithë ata që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme kanë 90 ditë kohë që të vetërregullojnë situatën e tyre. Nuk do të nisim me penalizime"

As 27 vite tranzicion nuk ia kanë mjaftuar asnjë qeverie të kryejë reformën e ujit në mënyrë që të gjithë abonentët të kenë furnizim 24 ora pa ndërprejre në vendin ku fatmirësisht uji një nga pasuritë më të mëdha që kemi.

Për kreun e qeverisë gjithë fajin e ka keqmenaxhimi dhe kthimi i ndërmarrjeve të Ujësjellësit në vende pune për çdo parti që ikën e vjen në pushtet pasi vetëm duke përdorur 1% të burimit ky problem zgjidhet një herë e mirë.

Edi Rama: "Ne në këtë vend, mjafton të përdorim vetëm 1 përqind të burimeve tona ujore për të garantuar furnizim të pandërprerë ditë natë"

Ministri i Energjetikës, Gjiknuri,paralajëmroi se pas 1 shkurtit do të nisë procedimi penal për të gjitha ata që gjenden me shkelje.

Damian Gjiknuri: "Do të ketë verifikim dhe ndërhyrje derë më derë tek çdo konsumator i ujit të pijshëm. Grupet e inspektimit dhe monitorimit do të duhet të procedojnë me prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe procedim penal kur është rasti.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konsumatoret-e-ujit-kane-90-dite-kohe-te-veterregullohen